Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës, duke shtuar se “krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë do të ndiqen deri në fund, ndërsa hedhja e granatave ushtarake nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsin drejtësinë”.
Rrustemi ka akuzuar qeveritë e kaluara, duke theksuar se “kohë tjetër e qeveri tjera kanë qenë ato që bënin amnisti kriminelëve e propozonin faljen e krimeve Serbisë”.
Postimi i plotë:


