Sporti

FC Drita s’ka të ndalur, fiton edhe derbin ndaj Llapit në Podujevë

10/22/2023 14:51
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka fituar sot derbin ndaj Llapit në xhiron e 10’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita doli triumfuese nga ‘Zahir Pajaziti’, pasi mposhti Llapin me rezultatin minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Heroi i ekipit të Dritës në këtë ndeshje ishte sulmuesi, Almir Ajzeraj, i cili realizoi golin e vetëm në këtë duel dhe ia siguroi tre pikë tejet me rëndësi ekipit të Vavalis.

Kjo është fitorja e pestë me radhë për gjilanasit, teksa Llapi tani po vazhdon me humbje në ndeshje me rëndësi.

Drita me këtë fitore shkon në kuotën e 21 pikëve, dy më pak se lideri, FC Ballkani.

KF Llapi ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.

/GazetaBlic Sport