Sporti

FC Ballkani: Me motiv e unifikim të plotë, futbollistët tanë janë gati për të dhënë maksimumin e tyre ndaj Larne FC

07/24/2023 21:25
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit nesër do të ballafaqohet me Larne FC në kuadër të kualifikueseve të Conference League.

Ndeshja mes kampionëve të Kosovës dhe atyre të Irlandës së Veriut do të luhet nga ora 20;45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Ballkanit ka njoftuar se ka përfunduar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, teksa po e presim me motiv të madh ndeshjen e nesërme.

Ja njoftimi:

“Të dashur tifozë,

Skuadra e ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjës së nesërme, ndaj Fc Larne.

Me motiv e unifikim të plotë, futbollistët tanë janë gati për të zbritur nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për të dhënë maksimumin e tyre”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport