Partia Guxo ka mbajtur sot Kuvendin e parë zgjedhor në Mitrovicë, ku kryetar i degës në këtë qytet është zgjedhur Faton Peci, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Peci përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar delegatët, derisa ka shtuar se bashkë me ta do të vazhdojë guximshëm betejën për Mitrovicën që e duan!
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot kurorëzuam me sukses Kuvendin e parë zgjedhor të Partisë Guxo në Mitrovicë. I falënderoj përzemërsisht 296 delegatët që votuan pro dhe njërin që abstenoi. Besimin që mora nga ju do ta kthej në guxim për veprim kurdo e kudo. Unë jam vetëm njëri nga ju, por bashkë do të mund ta ndërtojmë një platformë politike që i duhet Mitrovicës. Do të jemi konkurrentë serioz në skenën politike në Mitrovicë dhe nuk do të kursejmë asgjë që qytetit tonë t’ia kthejmë borxhin së bashku me reputacionin.
Në qytetin e minatorëve guximi është skalitur qëmoti. Unë bashkë me ju do ta vazhdojmë guximshëm betejën për Mitrovicën që e duam!
Na priftë e mbara!


