Lajme

Faton Abdullahu, zëdhënës i ri i PDK-së

09/01/2021 19:27
nga:M K

Faton Abdullahu do të jetë zëdhënës i ri i PDK-së.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës.
Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.
Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike.

/GazetaBlic/