Lajme

Fatmir Humolli: Të gjitha partitë kanë ndikim në spektrin politik ne RMV, Albin Kurti ka qenë më i dukshëm!

04/25/2024 13:20
nga:Y I

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me prezencën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Humolli tha se të gjitha partitë kanë ndikim në spektrin politik në Maqedoni por se Albin Kurti ka qenë më i dukshëm.

“Të gjitha partitë kanë ndikim në spektrin politik ne Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti ka qenë më i dukshëm”

Ai tha se do të duhej të kërkohej nga shqiptarët të dilnin masivisht në votime.

“Për mendimin tim është dashtë me kërku nga shqiptarët me dal në mënyrë masive në votim dhe këtë me argumentu që BE-ja është jo korrekte me politikën në Ballkan në raport me shqiptarët” deklaroi Humolli për “Gazeta Blic”.

Fatmir Humolli, Deputet i pavarur!

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, duke u renditur e para.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili u rendit i dyti për nga votat, fitoi më së shumti vota në gjithsejtë tre komuna, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

/Gazeta Blic/

 

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!