Lajme

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!

04/25/2024 12:34
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen tash e disa javë për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka ofruar mbështetjen e tij për koaliconin VLEN dhe Arben Taravarin si kandidat për president.

Por Taravari nuk arrin të hyjë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke u renditur në vendin e katërt.

Në lidhje me prezencën e kryeministrit Kurti në këto zgjedhje ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Prezencën e Kurtin në zgjedhjet në RMV e pashë njëjtë sikur në zgjedhjet lokale në Kosovë, humbës dhe përqarës. Njëjtë sikur roli në Shqipëri edhe Preshevë e Bujanovc, njëjtë sikur edhe në politikën kosovare. Një arritje e suksesit në kauza të rrejshme, përqarës deri në skaj i spektrit politik në Kosovë” deklaroi Abazi për “Gazeta Blic”

Haki Abazi

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit fitoi në 60 komuna të vendit, duke u renditur e para.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili u rendit i dyti për nga votat, fitoi më së shumti vota në gjithsejtë tre komuna, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj.

/Gazeta Blic/