Sporti

Faruk Statovci: Ky klub i Superligës duhet të ankohet më së shumti

04/12/2021 08:55
nga:L J

Trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar, Faruk Statovci beson se skuadra e Arbërisë është dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sezon në Superligë.

Tashmë, Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë të kampionatit dhe ankesat nga klubet në lidhje me referimin rriten, por sipas Statovcit, klubi i Arbërisë është dëmtuar më së shumti nga gjyqtarët, por normalisht jo me dëshirën e arbitrave, përcjell GazetaBlic Sport.

“Çdo ekip po ankohet kur po humb, ose kur po i konvenon. Ndoshta një prej klubeve që duhet mu anku mas shumti është Arbëria, sepse është dëmtu në shumë raste nga arbitrat. Ata nuk e kanë bërë me qëllim këtë. Unë mendoj që edhe në ndeshjen ndaj Trepçës 89′, Arbëria është dëmtuar. Nëse Arbëria e ka fatin me mbet në Superligë, është sikur të jetë kampion”, tha Faruk Statovci në Kanal 10.

/GazetaBlic Sport