Sporti

Faouzi Ghoulam kujton kohët kur agjeronte sa ishte tek Napoli: Benitez detyroi kuzhinierët të na bënin syfyrin, Gattuso ndërroi orarin e stërvitjeve

03/26/2025 09:36
nga:Lorik J

Agjërimi i Ramazanit, në të cilin muslimanët largohen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në perëndimin e diellit, është gjithashtu i njohur në mes të sportistëve të besimit islam.

Ish futbollisti dhe reprezentuesi algjerian Faouzi Ghoulam, tregoi një histori interesante se çka i ndodhi kur agjeronte teksa ishte lojtar profesionist.

“Kur u transferova në Napoli në 2014, trajneri Rafael Benitez e thirri stafin e kuzhinës, më tha se klubi do të bëjë më të mirën për të lejuar agjerimin e Ramazanit në paqe dhe në kushte optimale”, tha Ghoulam në një intervistë për Sky Sports dhe vazhdoi:

“Të gjithë më respektuan shumë atëherë. Kuzhinieri madje u zgjua në orën 3:30 të mëngjesit për të gatuar posaçërisht për mua dhe Kalidou Koulibaly.

Megjithatë, sipas tij, Gattuso shkoi një hap më tej.

Ghoulam u drejtua nga strategu aktual i Hajdukut, Gennaro Gattuso nga dhjetori 2019 deri në maj 2021.

“Gattuso madje shkoi aq larg sa ndryshoi orarin e stërvitjeve.”

/GazetaBlic Sport