Sporti

Fantastike: Xhaka në mesin e lojtarëve që mund ta votoni për t’u futur në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë

04/17/2024 19:20
nga:Lorik J

Sezonit 2023/24 të Bundesligës po i vie fundi, me kampionin të shpallur tashmë.

Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos u shpall kampion i Bundesligës të dielën, pasi mposhti Werder Bremen me rezultatin 5-0 dhe siguroi matematikisht pikët e nevojitura, shkruan GazetaBlic Sport.

Faqja zyrtare e Bundesligës sot ka njoftuar se do të hap një votim për formacionin më të mirë të sezonit.

Tifozët, klubet dhe ekspertët kanë mundësinë nga 17 prilli deri me 22 prill të votojnë për ekipin e tyre të sezonit – i përbërë nga një portier, katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues. Votat e tifozëve kanë një peshë prej 40% në rezultatet përfundimtare, ku ato të klubeve dhe ekspertëve numërojnë nga 30% secili. Tifozët gjithashtu mund të votojnë për lojtarin e sezonit në të njëjtën kohë.

Xhaka mund të votohet për dy grupet, si për lojtarin e vitit, ashtu edhe për formacionin e vitit.

Këtu mund të votoni: LINKU

/GazetaBlic Sport