Sporti

Fantastike: Vedat Muriqi, pjesë e formacionit më të mirë të javës në La Liga

02/18/2025 09:47
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në La Liga.

Sulmuesi kosovar realizoi dy gola në fitoren e Mallorcas ndaj Las Palmas, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1, kurse Muriqi e gjeti dy herë rrugën e golit, duke dhënë sijnale të qarta se po rikthehet në formë optimale.