Sporti

FANTASTIKE: Prishtina 01 kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në futsall

10/28/2023 20:06
nga:Mergim Rreci

Prishtina 01 u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në futsall, duke hyrë në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Kjo arritje erdhi pas dy fitoreve dhe një barazimi në fazën e grupeve, ku përfunduan në vendin e parë, transmeton GazetaBlic Sport.

Djelmoshat bardhëekaltër treguan se janë të më të mirë se skuadrat që ishin në grup, Kauno Zalgiris (Lituani), Dynamo Kampus (Finlandë) dhe AEL (Qipro).