Sporti

Fantastike: Nuk është Viti i Ri, por tifozët e Napolit ndezin fishekzjarret dhe krijojnë atmosferë fenomenale pasi u shpallën kampion

05/04/2023 23:45
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit edhe zyrtarisht është kampion i Serie A, pas barazimit të marrë sot në udhëtim ndaj Udineses.

Napoli mori një barazim sot në udhëtim ndaj Udineses me rezultatin 1-1, me ç’rast iu mjaftoi për t’u shpallur kampion të Italisë.

Klubi i Napolit u shpall kampion pas 33 vitesh dhe kjo solli gëzim të madh në qytetin e tyre.

Menjëherë pas ndeshjes, tifozët e Napolit në qytet ndezën fishekzjarret dhe krijuan atmosferë fenomenale.

Ja pamjet fantastike: