Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në masterin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Fazliu mposhti në finale japonezen, Miku Takaichi, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhudistja kosovare fitoi me IPPON në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë që dje Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë.
/GazetaBlic Sport/


