Sporti

FANTASTIKE: Ballkani mposht Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri”

10/05/2023 20:38
nga:E K

Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.

Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.

Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.

Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.

Pas kësaj fitore Ballkani merr vendin e dytë në tabelë me 3 pikë, 3 më pak se lideri, Viktoria Plzen që ka pikë të plota pas 2 xhirove të para.

/GazetaBlic Sport/