Lajme

Falsifikim i dokumenteve, arrestohen tre persona

05/08/2026 08:44
nga:L J

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur po ashtu janë kontrolluar tri lokacione, ku janë sekuestruar dy vetura, një orë dore, pesë telefona, katër USB, një HDD, një llap-top, një shtepizë kompjuterike dhe dukumente që lidhen me veprën në fjalë.

“Prishtinë 03.11.2025 – NN. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre te dyshuar meshkuj kosovarë, dhe janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme ku si prova janë sekuestruar; dy vetura, një orë dore, pesë telefona mobil, katër USB, një HDD, një llap-top, një shtëpizë kompjuterike dhe dokumentacione që lidhen me veprën në fjalë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.