Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Dorëheqja nga kjo pozitë erdhi pasi ai fitoi garën për kryetar të Skënderajt.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë” shkruan Nura në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin.


