Lajme

Fadil Ismajli i ftuari i radhës në “Blic Interview”, flet për krizën energjetike në Kosovë

12/17/2021 17:04
nga:Gazeta Blic

I ftuar në “Blic InterView” me Astrit Gashin këtë të premte, është i ftuar Fadil Ismaili ish ministër i Zhvillimi Ekonomik, por që para kësaj pozite, ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në KEK dhe KOST.

Ismaili ka folur gjerë e gjatë për krizën energjetike që ka përfshirë vendet të ndryshme të botës, por edhe Kosoën.

Si eksperti, ndër më të mirët në fushën e energjetikës ai ka treguar se si mund të dal Kosova nga kjo gjendje.

Kur Kosova importon rrymë në cilën periudhë dhe kush duhet ta paguajë çmimin e energjisë së importuar sipas tij? Cilët janë tre faktorët kreysorë që ndikuan në krizën energjetike globale?

Cili është roli i Rusisë në këtë mes?

Pse Kosova rrezikohet të futet në një krizë energjetike nga brenda sipas Fadil Ismailit? Cilat janë dy arsyet që ky rrezik vjen nga brenda – çmimi i lirë i rrymës në Kosovë dhe vet faktori njeri?

Pse asnjëra nga tri qeveritë nuk i morën për bazë rekomandimet e Fadil Ismailit pas tërheqjes së Contur Global për ndërtimin e Kosovës së Re?

A mund të kthehemi 22 vjet pas, në terr energjetik sipas tij?

Pse nuk arriti Kosova që nga paslufta të shtoj kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike dhe çka duhet bërë?

Për herë të parë Fadi lismaili rrëfen ekskluzivisht se pse Kosova refuzoi gaz përçuesin amerikan, por krejt diçka tjetër.

Pse sipas tij ky projekt nuk dëmton raportet SHBA – Kosovë? Pse sipas Ismajlit, ky projekt nuk është interes strategjik amerikanë.

Për këto dhe temën me të nxehtë, energjinë elektrike , ndiqeni Blic InterView me Astrit Gashinqë transmetohet me fillim nga ora 20 e 20 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Facebook-ut të Gazeta Blic.