Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe begatie për të gjitha familjet shqiptare.
Në urimin e tij publik, Geci ka theksuar rëndësinë e kësaj feste të shenjtë, duke uruar që Kurban Bajrami të sjellë shëndet, lumturi dhe mirësi në çdo vatër familjare.
“Urime Festa e Kurban Bajramit nga Vëllezërit Geci! Urojmë që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në çdo familje. Gëzuar me zemër plot gëzim e harmoni!”, thuhet në urimin e kandidatit të LDK-së, Fadil Geci.
/GazetaBlic/


