Sporti

Fabrizio Romano mohon zërat: Barcelona nuk është e interesuar për Aubameyang

08/16/2021 23:19
nga:E K

U raportua se Aubameyang është targeti i Barcelonës.

Megjithatë gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mohon thashethemet se Barcelona ka hapur negociatat për Aubameyang, përcjell GazetaBlic Sport.

Synimi i Barcelonë për momentin është shitja e lojtarëve, kurse Aubameyang nuk është në negociata me katalunasit.

Barcelona ende nuk ka pranuar oferta për Lenglet dhe Umtiti, kurse situata e Pjanic do të sqarohet së shpejti.

/GazetaBlic Sport/