Sporti

Fabinho: Firmino luan gjithnjë mirë edhe kur nuk shënon

05/15/2021 11:54
nga:E K

Liverpool mposhti Manchester United në derbin e madh anglez në Old Trafford me rezultat 2-4.

Realizues i dy golave në këtë duel ishte braziliani, Roberto Firmino, shkruan GazetaBlic Sport.

Fabinho gjeti pak kohë të thotë fjalë të mira për bashkëkombësin e tij, duke thënë se ai është një profesionist dhe gjithnjë i ndihmon ekipit me lojën e tij ekipore edhe kur ai nuk shënon.

“Unë jam vërtet i lumtur për Bobbyn sepse ai luan gjithmonë futboll të mirë. Kur nuk mund të shënojë, ai krijon hapsira për të tjerët. Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne dhe lojtarët e rëndësishëm e tregojnë veten në momente të rëndësishme”, tha Fabinho.

Firmino këtë edicion në Premierligë ka realizuar 8 gola dhe ka asistuar 6 herë për bashkëlojtarët.

/GazetaBlic Sport/