Lajme

‘Expose’ sjell sonte dokumentarin “Opozita e ‘dorëzuar’ ndaj Kurtit”

07/02/2023 17:59
nga:G B

Analistë e shoqëria civile shpesh e kanë kritikuar opozitën për opozitarizmin që po bëjnë ndaj pushtetit.

Derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka numrat për të kaluar shumicën e ligjeve në Kuvend, ajo shpesh tallet me partitë opozitare dhe qeverisjen e tyre që nga paslufta.

Partitë opozitare PDK, LDK e AAK konsiderohet se nuk po bëjnë mjaftueshëm kundër qeverisë, për gjërat për të cilat janë të pakënaqura që ajo po i bën.

Lidhur me opozitarizmin e partive opozitare ndaj Kurtit e qeverisë që ai udhëheq, për dokumentarin “Expose” të Gazeta Blic kanë dhënë mendimet e tyre analisti e gazetari Valon Syla, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Expose” prodhim i Gazeta Blic mund ta ndiqni sot nga ora 21 në Kanal 10.