Lajme

Exit Polli i Klan Kosovës: VV e para me 42.3%, PDK e dyta me 21.6%, e treta LDK me 17.3%, AAK kalon pragun me 6.8%

06/07/2026 19:03
nga:L J

Janë mbyllur kutitë e votimit në zgjedhjet e sotme në Republikën e Kosovës.

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës.

E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pragun ka arritur ta kalojë AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Sipas Exit Pollit të Klan Kosovës, këto janë rezultatet:

VV 42.3

PDK 21.6

LDK 17.3

AAK 6.8

Të tjera: 0.9