Etrit Berisha mbajti portën e paprekur, në sfidën ndaj Moldavisë, të fituar nga Kombëtarja, shqiptare me rezultatin 2-0. Në prononcimin e dhënë pas këtij suksesi gardiani kuqezi, ndër të tjera deklaroi:
“Për mua ka qenë emocionuese, pas një periudhe të vështirë. Ndeshja më emocionuese, falenderoj trajnerin dhe lojtarëve që sot kemi bërë një ndeshje të bukur.
E mbaj mend shumë mirë ndeshjen e parë kundër Iranit, kur e kam parë Altin Lalën që më ka komplimentuar, jam ndjerë shumë mirë, e kam pasur idhull.
Nuk jam duke menduar për të ardhmen në klube, pas 2 ditësh kemi ndeshjen e radhës, duam të bëjmë gjëra të mëdha, kemi një grup fantastik, shpresoj që të na prijë fati”, u shpreh Berisha.


