Analisti politik, Milaim Zeka ka eskaluar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku po debatohej për pērplasjen e armatosur Izrael- Palestinë, raporton Gazeta Blic.
Ai është përplasur me analistin tjetër, Albert Heta.
Zeka i tha Hetës se ai nuk mund t’i ofendoj të pranishmit në studoi, duke i krahasuar as me Krenar Shalën (analist politik) e as me askënd tjetër.
Menjëherë qe reagimi i Hetës, i cili i tha se po komunikon në stilin e Hajredin Kuçit.
Kjo fjali e Hetës e nxiti eskalimin e Milaim Zekës.
”Hajredin Kuçi ty të mban në k*** e majtë”, tha Zeka.
Pas këtij eskalimi, ka reaguar drejtuesi i emisionit, Kushtrim Sadiku, i cili ia tërhoqi vërjetjen panelistëve për gjuhën e përdorur.
Ndërron jetë këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë