Lajme

Ndërron jetë këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

05/12/2021 23:48
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë këmbësori që u godit me veturë në lagjen “Kodra e Trimave”.

Gazeta Blic ka raprtuar për këtë aksident, duke sjellë edhe video nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një këmbësor, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

 

Aksident i rëndë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor