Sporti

Është veç 16 vjeçare, por po shkëlqen në Wimbledon | Të gjithë po mahniten nga Andreevan

07/09/2023 17:09
nga:Lorik J

Tenistja e re ruse Mirra Andreeva vazhdon të fitojë në turneun e Wimbledon.

16 vjeçarja e cila është duke luajtur në turneun e saj të parë profesional mundi në raundin e tretë bashkëkombasen e saj, Anastasia Potapova me 6:2, 7:5 dhe arriti në fazën e 1/16-tës. Andreeva, e cila kishte për të kaluar kualifikueset, luajti ndeshjen e saj të gjashtë në turne.

E reja ruse, aktualisht në vendin e 102-të në botë, tërhoqi vëmendjen kur arriti në raundin e tretë të Grand Slam-it dhe tani ka bërë një hap më tej.

“Kam punuar shumë me emocionet e mia me trajnerët e mi, me prindërit e mi, kemi folur shumë. Tani e di që është më e lehtë ose më mirë t’i kontrolloj emocionet në fushë”, tha ajo pas fitores.

“Megjithatë, sot, sinqerisht, edhe sikur të doja të tregoja disa emocione, nuk munda, sepse thuajse në çdo pikë më merrerj fryma”, shtoi ajo.

“Në Wimbledon është e mahnitshme. Ju shihni të gjithë lojtarët profesionistë”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic Sport