Fabrizio Romano, burimi më i rëndësishëm në botë për transferimet e futbollit, është paralajmëruar nga Twitter për përhapjen e lajmeve të rreme. Italiani i njohur 30-vjeçar, i cili ka gati 20 milionë ndjekës në Instagram, ka informacione nga qarqet më të larta të futbollit para kujtdo dhe rrallëherë gabon. Por atij i kanë ndodhur disa informacione të gabuara.
Se si funksionon, shpjegoi ai në një intervistë të fundit për Index.hr, në të cilën ai vetë pranoi se ndonjëherë bën një lloj gabimi kur bëhet fjalë për informacionin, por gjithashtu shtoi se njoftimet e tij të gabuara janë produkt i disa rrethanave, jo vetëm i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Uh, ka pasur shumë, por unë kurrë nuk gënjej në postimet e mia, them vetëm të vërtetën, nuk mund të di nëse transferimi do të dështojë në momentin e fundit apo jo dhe kjo siç e dini, ndodh shpesh. Unë nuk nënshkruaj kontrata. Le të themi, në vitin 2021 njoftova se Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe mora konfirmimin nga burimet më të besueshme. Gjithçka ishte gati, kontratat ishin të përfunduara dhe gati për t’u nënshkruar, por dështoi për shkak të rregullave të La Liga-s dhe nuk mund ta kontrolloja. Ishte shumë e vështirë për mua”, tha ai.
Për shkak të një dështimi tjetër, reagoi edhe Twitter duke e paralajmëruar. Interesant është fakti se bëhet fjalë për transferimin e mundshëm të Josko Gvardiol nga RB Leipzig te Manchester City. Bëhet e ditur se klubi i kampionëve të Anglisë dhe Evropës kërkonte mbrojtësin kroat, por Romano shkoi shumë larg në ekskluzivitetin e 19 korrikut.
Më pas ai shkroi se Guardiol po transferohej te Pep Guardiola dhe e spikat gjithçka me frazën e tij të njohur “Here we go!”, me të cilën ai njihet në Twitter dhe që nënkupton se puna ka përfunduar.
“Marrëveshja për shumën e kompensimit midis City dhe Leipzig është arritur. Me sa kuptoj, Gvardiol ka përfunduar pjesën e parë të testeve mjekësore dhe marrëveshja është gati të nënshkruhet. Gvardiol ra dakord për kushtet e tij të bashkëpunimit me Cityn, një muaj më parë”, shkruante në atë kohë Romano.
Problem për Romanon dhe arsyeja e paralajmërimit ishin fjalët e drejtorit sportiv të Leipzig-ut i cili tha se të dyja palët në negociata janë ende shumë larg dhe se Gvardiol nuk i është nënshtruar asnjë ekzaminimi mjekësor. Të nesërmen, Romano korrigjoi informacionin e tij.


