Sporti

Shkeli kundërshtarin në fytyrë, mesfushori i Manchester Cityt i shpëton ndëshkimit

04/17/2021 21:16
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka triumfuar në gjysmëfinalen ndaj Manchester Cityt në FA Cup.

Hakim Ziyech shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 55’të, shkruan GazetaBlic.

Manchester City e kishte dominimin në mbajtje të topit si dhe në rastet e krijuara, por që kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rezultatin.

Në këtë përballje nuk munguan dhe episode për moviolë, teksa në minutën e 17-të, mesfushori brazilian i Cityt, Fernandinjo, teksa u mundua të kërcente, shkeli me takë në fytyrë, kundërshtarin e tij Mason Mount.

Ky moment i shpëtoi gjyqtarit dhe braziliani arriti t’ia hidhte paq duke mos u ndëshkuar. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: