Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd do të takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njoftoi zyra për shtyp e presidentit serb.
Vuçiq dhe Escobar do të takohen në ora 15:15 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.
Pas takimit, siç është paralajmëruar, do të dërgohet edhe një komunikatë për mediat.
Pak para zgjedhjeve të brendshme, dorëheqje të bujshme në LDK-në e udhëhequr nga Abdixhiku


