Sporti

Eroll Salihu: Kjo është terror çka po ndodhë në FFK

03/06/2022 23:13
nga:L J

Eroll Salihu, ish sekretari i përgjithshëm i FFK’së ka folur sot në lidhje me problemet e institucionit më të madh të futbollit kosovar.

Salihu thotë se ajo çka po ndodhë në FFK është terror, pasi nuk ka njerëz të guximshëm për të kundërshtuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk guxojnë me reagu me mbajtë një mbledhje me thënë o Eroll gabim e ki, ose me të drejtë e ke”, tha fillimisht Eroll Salihu për Sporti në KTV.

“Tash ndëgjova se më kanë suspendu, kjo është terror çka po bëhet në FFK”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport