Sporti

Ernest Muçi: Transferimi në Besiktas ishte një ëndërr e realizuar për mua

02/19/2024 21:20
nga:Lorik J

Skuadra e Besiktas ka fituar ndaj Konyaspor me rezultatin 2-0, për të marrë tre pikë të mëdha në Superligën e Turqisë.

Futbollisti i Besiktasit, Ernest Muçi tha se transferimi i tij tek klubi turk është një ëndërr e realizuar për të, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ardhja në Besiktas ishte një ëndërr e realizuar për mua. Të luaj para tifozëve tanë dhe të luaj në shtëpi është një burim krenarie për mua. Jam shumë i lumtur për fitoren”, tha fillimisht Muçi për mediat turke.

“Jemi në një rrugë të mirë, duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport