Sporti

Ernest Muçi i mrekullueshëm, shënon gol të bukur në Poloni

04/28/2023 20:55
nga:Mergim Rreci

Ernest Muçi shënon golin e katërt sezonal në elitën e futbollit polak. Ish-sulmuesi i Tiranës, prej thuajse tre vitesh pjesë e Legias së Varshavës në Poloni, realizoi golin që vulosi fitoren 2-0 përballë Wisla Plock në kuadër të raundit të 30-të të Ekstraklasas.

I aktivizuar në minutën e 62-të në vend të Wszolek, sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë të kohës shtesë, pasi i rrëmbeu topin mbrojtësit kundërshtar.

Më këtë fitore Legia shkon në kuotën e 60 pikëve, tetë më pak se Rakow, që duhet pranuar pret vetëm matematikën për t’u shpallur kampion (ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar).

Nga 30 ndeshje të zhvilluara nga Legia në kampionat, Ernest Muçi ka zbritur në fushë 27 herë, në 20 raste si titullar.