Ballkani ka arritur historinë duke u kualifikuar në fazën e playoffit të Europa Conference Leauge.
Skuadra kosovare pësoi humbje në 120 minuta me rezultat 2-1, rezultati i përgjitshëm ishte 4-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Klaksvik kaloi e para në avantazh me golin e Mikkelsen në minutën e 55’të.
Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 83’të dhe Ballkani ishte afër të kalonte tutje, por në minutën e 89’të në skenë del Da Silva dhe realizon për të dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pas penalltive, Ballkani kaloi tutje duke qenë më të sukseshëm me rezultat 4-3.
Kësaj fitoreje madhështore iu gëzua edhe Ermal Krasniqi i cili reagoi në Facebook.


