Sporti

Erling Haaland: Jam nën presion nga Dortmundi

01/15/2022 08:05
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland ka folur për herë të parë për të ardhmen e tij dhe ka pranuar se është nën presion nga Dortmundi për të treguar se çfarë synon të bëjë.

“Unë jam nën presion nga Dortmundi për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm, por unë dua vetëm të luaj futboll. Kjo ndoshta do të thotë që unë do të duhet të marr një vendim. Nuk kam folur kurrë për të ardhmen time deri më tani për respekt për klubin”, tha sulmuesi norvegjez, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024, Haaland do të ketë një klauzolë në kontratën e tij që do t’i lejojë të largohet nga klubi gjerman në fund të sezonit për 75 milionë euro.

Lojtari ndiqet nga Real Madrid, Barcelona, ​​PSG dhe skuadrat më të mira në Premier League.