Sporti

Erling Haaland e bëri të dukej si ‘amator’, mbrojtësin e talentuar të Leipzigut

05/14/2021 08:33
nga:E K

Borussia Dortmundi ka fituar Kupën e Gjermanisë pasi nuk e bëri hesap Leipzigun në finale, duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Erling Haaland shkëlqeu përsëri, duke realizuar dy gola.

Sulmuesi i Dortmund ka shënuar gola për qejf tërë sezonin dhe u fut në ndeshjen e sontme kundër më të urryerve të Gjermanisë me 37 gola nga 38 paraqitje në të gjitha garat.

Në fakt tash ai ka 39 në po aq ndeshje, falë dy shënimeve të sontme.

I pari gol i tij ishte thjesht sensacional, pas një solo aksioni për t’i dhënë epërsinë 2-0 Dortmundit.

20-vjecari, mori topin jashtë zonës së penalltisë, u nis drejt portës, e la Dayot Upamecanon të shtrirë për tokë, dhe pastaj me qetësi qëlloi aty ku portieri nuk ka asnj╒ gjasë.

Ishte një tjetër moment magjie nga norvegjezi.