Sporti

Erik Ten Hag merr drejtimin e UNITED, Rangnick me pozitë të re te “ Djajtë e Kuq”

05/23/2022 11:41
nga:N M

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag detyrën e tij të “djajtë e kuq” pritet ta marrë sot (e hënë).

Holandezi në ora 14:00 pritet të zbarkoj në stadiumin e stërvitjeve “Carrington Ground”, në Manchester. Kurse në ora 15:00, ai do të jap edhe intervistën e parë si shef i United.

Nga klubi nuk do të largohet Ral Rangnick, i cili nga pozita e trajnerit do të marrë një pozitë të rëndësishme tek të kuqtë. Rangnick nga tani do të jetë shef i bordit këshillimor.

Gjermani mori “djajtë” në fazën e fundit të kampionatit, dhe e mbylli në pozitën e gjashtë me 58 pikë të grumbulluara. Ndërsa holandezi, Erik ten Hag pati një aventurë të mrekullushëm me Ajaksin në pesë sezonet e fundit, duke e fituar tre herë radhazi titullin, dhe humbur një. Kurse në rrugë të mirë ishte ta marrë edhe atë të sezonit 2019/20, por që shpërthimi i Covid-19 e bëri të pamundur vazhdimin e kampionatit, duke u mbyllur në xhiron e 25-të.

Erik ten Hag te Unitedi pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në klub, dhe ta ripërtijë atë për të qenë në konkurrencë me klubet elitare si Manchester City, Liverpool e Chelsea. Tëvë 1

Dhjetë tituj kampionë, shifra të jashtëzakonshme për Guardiolën: Do mbahemi mend gjatë