Lajme

Erdoganin e zë gjumi gjatë intervistës

05/27/2023 18:54
nga:Astrit Gashi

Rexhep Tajip Erdogan e zuri gjumi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin turk, kamera u rrotullua sapo presidenti turk mbylli sytë.

Në atë kohë ai u pyet për PKK-në, në funksion të zgjedhjeve.

Të dielën hapen sërish qendrat e votimit në Turqi dhe pak orë para zgjedhjeve të reja, Erdogan dha një intervistë të papritur.

Erdogani që duket i lodhur në video e ka zënë gjumi dhe kamera që kishe si fokus presidentin turk ka ndryshuar menjëherë pamjen dhe iu drejtuar gazetarit.

Megjithatë, Rexhep Tajip Erdogan synon të zgjasë sundimin e tij për një dekadë të tretë në zgjedhjet e së dielës pasi shanset janë në favor të tij në raundin e dytë të votimit, pasi ai përfundoi përpara rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu në raundin e parë.

Tashmë i përforcuar nga shumica parlamentare e fituar nga partia e tij islamike, AKP, dhe aleatët e saj në zgjedhjet e 14 majit, Erdogan u forcua më tej të hënën duke njoftuar mbështetjen e një politikani nacionalist që kishte dalë i treti në raundin e parë.