Lajme

Erdogan: Nuk do të heqim dorë nga Rusia, nuk mundemi

05/19/2022 12:23
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar sot se vendi i tij nuk mund ta braktisë Rusinë.

“Turqia nuk mund të heqë dorë nga Rusia dhe gazi rus. Turqia nuk mund të refuzojë Rusinë, gazin rus, kjo është një çështje strategjike,” tha Erdogan, shkruan agjencia ruse RIA Novosti, përcjellë Gazeta Blic.

Erdogan përsëriti edhe një herë se nuk do të mbështeste hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO. “NATO është një organizatë e sigurisë. Ne nuk mund të kuptojmë praninë e organizatave terroriste në atë organizatë”, tha Erdogan sot gjatë një fjalimi para studentëve në bibliotekën presidenciale në Ankara.

Ai e cilësoi Suedinë si “fole terrori”, duke theksuar se nëse Turqia thotë “jo”, ky vend nuk do të anëtarësohet në NATO.

“Siç e dini, Suedia dhe Finlanda janë mikpritësit e organizatave terroriste”, tha ai, duke iu referuar partisë pro-kurde dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët Ankaraja i konsideron si organizata terroriste.

“Këto janë vende që inkurajojnë burimet e terrorizmit në vendin tim dhe i furnizojnë me armë”, nënvizoi Erdogan.