Lajme

Enver Peci zgjedhet gjyqtar në Kushtetuese

11/24/2022 13:33
nga:N M

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur njërin nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues.

Ai është Enver Peci me 66 vota të deputetëve dhe i propozohet emri i tij, presidentes Vjosa Osmani për dekretim.

Peci ishte i vetmi që arriti të marrë këto vota të nevojshme.

Enver Peci është aktualisht kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ndërsa kandidatët e tjerë nuk arritën t’i marrin votat e nevojshme 58 për tu zgjedhur dhe procedurat për zgjedhjen edhe të një gjyqtari po vazhdojnë në kuvend.

Haxhiu-Këshillit Gjyqësor të Kosovës: Kthehuni në vendin e punës, Haradinaj ia rriti vetes pagën pa menduar për të ardhmen