Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Berlin Foreign Policy Forum 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në forumet ndërkombëtare ku diskutohet e ardhmja e Evropës dhe rendi i ri botëror, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve me miqtë dhe aleatët tradicionalë të vendit.
“Në Berlin, aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës, kënaqësi të takoja ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, Kosova duhet të jetë aty ku zhvillohen debatet për të ardhmen, pranë miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë. E Gjermania ka një vend të veçantë në historinë dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Hoxhaj.

