Lajme

Enver Hoxhaj s`e pranoi pozitën e nënkryetarit, reagon Memli Krasniqi

08/06/2021 14:36
nga:N M

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar menjëherë pasiqë Enver Hoxhaj ka hequr dorë nga pozita e nënkryetarit të partisë dhe anëtartit të Kryesisë, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka thënë se pavarësisht se në Konvent ishin dakorduar që kushdo që ka mbanë një pozitë, mos të jetë pjesë e strukturave, këtë sipas tij me rastin e Hoxhajt e kishte bërë për shkak të punës dhe respektit për të.

Reagimi i plotë:

Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.
Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.
E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën.

Pakënaqësi të mëdha në PDK: Enver Hoxhaj refuzon postin e nënkryetarit