Së fundi ishte ushtrues detyre i kryetarit të partisë, por nga sot e tutje nuk do të jetë në krye të PDK-së.
Megjithatë, Enver Hoxhaj zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar të parin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, përcjell GazetaBlic.
Përms një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se zgjedhja në krye të PDK-së e mikut e bashkëpunëtorit të tij ishte jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri.
Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve.
Partia Demokratike e Kosovës tregoi një tjetër pjekuri politike sot. Ajo demonstroi fuqi, vetëdije dhe vendimmarje në kohën dhe momentin e duhur. Në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e liderëve historikë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por debatuam e vepruam me shikimin nga e ardhmja.
Zgjedhja e mikut e bashkëpunëtorit tim, Memli Krasniqi në krye të PDK-së është një nevojë dhe domosdoshmëri. Është lajm i mirë për PDK-në dhe për Kosovën. Partia ka nevojë të hapet dhe të reformohet por asnjëherë ta harroj të kaluarën e saj që buron tek lufta çlirimtare. Rrugëtimi i përbashkët në fitore e beteja të mëdha politike për shtetin e Kosovës, na bën të përgjegjshëm për të ndjekur me krenari rrugëtimin historik të liderëve tanë. Na priftë e mbara në këtë etapë të re.
Urime Memli. Urime PDK ?
Albin Kurti uron Memli Krasniqin për detyrën e re, i ofron bashkëpunim për temat me interes nacional
/GazetaBlic/