Lajme

Albin Kurti uron Memli Krasniqin për detyrën e re, i ofron bashkëpunim për temat me interes nacional

07/03/2021 16:07
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kreun e ri të PDK-së, Memli Krasniqin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim me Krasniqin për temat me interes nacional, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

/GazetaBlic/