Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mendon se lufta në Ukrainë do të zgjasë për disa vite.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxhaj u shpreh se Perëndimi duhet të ishte më e vendosur për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Duket që rruga e gabuar, rrjedha e gabuar, qasja apo politika e gabuar e cila ka qenë e menduar gjatë në kokat e Putinit dhe të tjerëve në Ukrainë, do të ketë për pasojë që lufta mund të zgjasë për disa vite. Nuk mendoj se lufta do të mbarojë shpejt.
Ajo që do duhet të ndodhte është që Perëndimi duhet të jetë i qartë me rastin e aneksimit të Krimesë. Jo vetëm të vendoste sanksione, por Perëndimi duhet të ishte i vendosur që të mbronte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, theksoi ai.


