Skuadra e Partizanit në Shqipëri ka fituar titullin kampion në këtë edicion, duke u shpallur kampion për herë të 17’të në histori të klubit.
Pas përfundimit të sezonit, tek klubi i Partizanit do të ketë largime dhe afrime para ndeshjeve në Europë, ku Partizani nis aventurën nga faza e parë kualifikuese për Champions League.
GazetaBlic Sport mëson se futbollistit kosovar, Engjëll Hoti mund të jetë një nga lojtarët që do largohet nga klubi i kuq.
Hotit i ka skaduar kontrata, megjithatë ai do ketë kontakte me drejtuesit e klubit për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.
/GazetaBlic Sport


