Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar qytetarët e vendit për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Endriti ka postuar një video të babait të tij, Hashim Thaçit nga momenti i shpalljes së pavarësisë.
“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndal me 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bëre një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët e tu. Urime Pavarësinë 17.02.2008”, ka shkruar Endriti sipër videos./GazetaBlic/


