Sporti

Endrit Krasniqi dhe Ardian Limani zgjedhin numrat e ri te Shkëndija

07/12/2023 20:35
nga:Lorik J

Endrit Krasniqi është 10-shi i ri i Shkëndijës, derisa zgjedhjen e tyre kanë bërë edhe prurjet e verës Limani (6), Adili (85) dhe Aganspahiç (18).

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në startin zyrtar të garave për sezonin 2023/2024, Shkëndija tashmë mund të konfirmojë numrat e zgjedhur nga lojtarët për kampanjën e re.

Duke pasur afrime dhe largime, sigurisht që vëmendje tërheq zgjedhja e disa numrave të rëndësishëm në skuadër.

Ashtu si është parë në ndeshjet kontrolluese, numri “10” i ri i Shkëndijës është Endrit Krasniqi.

Ardian Limani ka zgjedhur numrin “6” për ta mbajtur në fanellën e tij, derisa mbrojtësi tjetër i ardhur këtë merkato, Mevlan Adili do të luajë me fanellën me numrin 85-të. Ardhja e fundit, Almir Aganspahiç do të luajë me numrin 18-të.

Nga lojtarët tjerë nuk ka ndonjë ndryshim, të gjithë kanë “ruajtur” numrat e tyre si në sezonin e shkuar.