Endrick u shpall “Lojtari i Ndeshjes” pasi hyri si zëvendësues dhe realizoi në fitoren dramatike 3-4 të Real Madridit ndaj AS Romës në “Stadio Olimpico”.
Duke zëvendësuar Viniciusin në minutën e 59-të, sulmuesi brazilian transformoi plotësisht sulmin e “Los Blancos” ndërsa ata përpiqeshin të përmbysnin disavantazhin prej dy golash.
Endrick shënoi golin vendimtar të barazimit në minutën e 86-të.
Në vetëm 31 minuta në fushë, Endrick regjistroi 1 gol, 1 pasim kyç dhe 2 goditje në kuadrat.
/GazetaBlic Sport


