‘Bad News Eagles’ e pret një punë e vështirë sonte, pasi do të përballen me ‘ENCE’ në raundin e katërt të kompeticionit më të fortë në botë për CS:GO, PGL Antwerp 2022.
Kush është ENCE?
ENCE është ekip nga Finlanda që aktualisht zë pozitën e tretë në renditjen botërore.
Kush luan për ENCE?
Lojtarët e ENCE janë: Snappi, Maden, dycha, hades dhe Spinx.
Cili është lojtari më i rrezikshëm?
Lojtari më i rrezikshëm i ENCE është Spinx.
Statistikat e ENCE në Major?
Dy fitore dhe një humbje. Kanë mposhtur 9z dhe Outsiders, kurse janë mposhtur nga G2 në “Bo3” me rezultatin 1:2.
Kur luhet ndeshja ndaj Bad News Eagles?
Ndeshja ndaj Bad News Eagles do të zhvillohet sonte nga ora 19:30. Ndeshjen mund ta shikoni live tek: Twitch.tv/xhocii
/GazetaBlic Sport


